Bashkoni në një film një prej aktorëve më të bukur dhe një prej novelave më të lexuara erotike që është shndërruar në hit te lexuesit anembanë botës dhe qëlloni se çfarë mund të keni? Një hit të madh hollivudian.

Bashkëshorti i shkrimtares E.L. James, e cila është autore e librit “Fifty Shades” që ka thyer rekorde botërore të shitjes, thotë se është njeriu i fundit që ka dëgjuar se Ryan Gosling është favorit për rolin në filmin e bazuar në këtë libër.

Që prej se Universal Pictures siguroi të drejtat për filmin “Fifty Shades” për pesë milionë dollarë, është folur shumë se kush mund të luajë në rolet kryesore të hitit të ardhshëm hollivudian, sidomos atë të rolit Christian Grey. Sidoqoftë, dyshimet i heq bashkëshorti i shkrimtares.

“Kam qenë i fundit që kam dëgjuar se Gosling do të luajë në filmin ‘Fifty Shades’. Jam i bindur se ai është duke u përgatitur dhe se së shpejti pritet të bëhet publike se ai është në rolin kryesor. Ai do t’i përshtatej shumë. Dua të përmend se libri erotik nuk është bazuar tek unë”, ka theksuar Leonard Niall, bashkëshorti i E.L. James.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here