Gona DragushaBukuroshja nga Kosova, Gona Dragusha është shpallur shoqëruesja e dytë e “Miss Universit”, spektakël ky që u mbajt në Bahamas.

Miss Venezuela, Stefania Fernandez u shpall fituesja e këtij spektakli të bukurisë, ndërsa shoqëruesja e parë doli Miss Republika Dominikane, Ada Aimee de la Cruz.

Ky është spektakli i dytë radhazi që fitohet nga një bukuroshe e Venezueles, pasi vitin e kaluar kurorën e më të bukurës e ka fituar Dayana Mendozes, një tjetër bukuroshe nga Venezuela.

Spektakli “Miss Universi” organizohet çdo vit dhe sponsorizohet nga miliarderi amerikan Donald Trump.

Në skenën e kësaj ngjarje, performuan edhe yje si Flo Rida, Heidi Montag, David Guetta dhe Kelly Rowland.

3 KOMENTET

  1. Ti je një vajz intelegjente e sjellshme dhe mbi të gjitha je e bukur . të gjith flasin per ty . e mira e ksaj është se ti arrite të hysh në top ten por pastaj në top 5 dhe pastaj u bëre miss përcjelllsja e byt e miss universit stefania fernandez . por te pakten ti ke pasur një eksperienc te bukur në plazhet e bukura të bahames dhe ke ndenjur me shum misse nga e tër bota.bahama është vendi im i preferuar bahamaxona. t’dua shum gona je super star tani.I LOVE YOU XONA$GONA.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here