Selena Gomez ka thënë se që nga koha kur është e lidhur me Justin Bieber, nuk synon të luajë me ndjenjat e të tjerëve.

Selena Gomez ka thënë se nuk ka “dëshirë të luajë me ndjenja”, sidomos tani kur është në lidhje.Ylli 19 vjeçar – e cila është në lidhje me këngëtarin e hitit “Baby”, Justin Bieber nga dhjetori i vitit 2010 – ka pranuar se kur ka qenë më e re ka pasur dëshirë të luajë me ndjenjat e të tjerëve, por tani mendon se kjo gjë është “lojë e turpshme.

“Kam luajtur lojëra në të kaluarën, por në fund takon dikë më të cilin nuk duhet të luani lojëra të tilla. Nëse luani lojëra të tilla, atëherë duhet të pyesni vetveten nëse ky person jeni vërtet ju. Loja me ndjenja është e tmerrshme”, ka thënë këngëtarja dhe aktorja Gomez.

Aktorja e “Wizards of Waverley Place” mendon se për momentin ka një lidhje tërësisht të qëndrueshme, e cila bazohet në “ndjenja dhe ndershmëri” dhe beson se ky është çelësi për të pasur një lidhje të suksesshme.

“Jam konfrontuar me shumë djem që më kanë pëlqyer më parë. Ishte lehtë të bëheni ashtu sikurse ata dëshironin që ju të bëheni. Por, në fund përfundonte me një kënaqësi, kurse mesi ishte i tmerrshëm. Personi më i mirë që mund të lidheni është ai që ju respekton dhe ju njeh pak a shumë”, ka shpjeguar lidhjen e saj Selena për revistën TOTP.

Pavarësisht famës, Selena kohëve të fundit ka insistuar se ajo dhe Justin kanë një lidhje shumë normale dhe se lidhja e tyre nuk është aspak në krizë.

“Jam sikurse të gjitha vajzat 19 vjeçare. Nëse jeni të dashuruar, jeni të dashuruar plotësisht dhe e jetoni atë dashuri sikurse në filma, në mënyrën më normale të mundshme.

Adoleshentja ka thënë se ndihet krejtësisht normale në këtë lidhje, edhe pse shumë analistë në Hollywood mendojnë se kjo lidhje nuk do të zgjatë shumë.

Por, ndryshe thotë Selena.

“Jam e lumtur që kam gjetur dikë, i cili ka të njëjtin mendim për dashurinë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here