Të veshur me të njëjtën ngjyrë dhe siç ne kishim paralajmëruar, këngëtarja seksi Zajmina Vasjari dhe reperi i njohur Gold Ag e kanë realizuar një duet, me të cilin po marrin pjesë në festivalin “Çelësi Muzikor 6”.

Kënga mban titullin “Forever”, me muzikë nga Chipsi dhe orkestrim nga Gramoz Kozeli dhe është një këngë shumë ritmike dhe e bukur, pse jo kandidate për çmimin e parë.

Bukuroshja e këndon pjesën e saj në gjuhën angleze dhe reperi në stilin e tij, ndërsa ne e siguruam këtë foto, të cilën ata e kanë realizuar në këtë festival, i cili edhe këtë vit ka afruar emra të njohur të muzikës shqiptare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here