Reperi Gold AG ka lansuar projektin e tij muzikor të radhës, të titulluar “Armikut s’i përulet”.Ky është një videoklip të cilin reperi preshevar e realizuar në bashkëpunim me këngëtarin e muzikës popullore Ismet Bexheti.
Kënga është me motive patriotike dhe i kushtohet dëshmorit të kombit, Agim Ramadani, raporton Telegrafi.
Reperi ka disa ditë që e ka paralajmëruar projektin, derisa së fundi postoi në rrjetet sociale fotografi të realizuara me veshjet dhe me armën që kishte mbajtur heroi.