Gold Ag: Unë nuk shaj me shkronjaDuket se dikush e ka nevrikosur reperin Arian Agushi, i njohur më mirë si Gold Ag.

Ai përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook” ka shprehur mllefin ndaj dikujt që sipas tij e ka sulmuar në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

“Interesant, postojnë biseda që e pasna sha dikënd, tani e shkrujnë qe ky hoxha. Hala se din kuptimin e fjalës hoxhë maspari,e dyta edhe nëse mendoni që jam hoxhë qaq dinë që injoranca e juj e shtin edhe hoxhën me sha. Se nëse ma shan dikush nanën ntelefon, o veq s’ja njoh të vetën se s’ja kisha sha hiq me shkronja. Lësho mëshirë Zot për injorantët e këtij vendi”, është shprehur i mllefosur reperi.

Goldi edhe pse njëri ndër reperët me më së shumti fansa, është edhe ndër më të kritikuarit. Madje përshkak të teksteve të tij rep artistit disa herë i doli punë edhe me gjykata raporton telegrafi.

Gold Ag: Unë nuk shaj me shkronja

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here