Gold AGReperi shqiptar, Gold AG, pritet që së shpejti të publikojë albumin e tij të ri.

Reperi nga Presheva, ka konfirmuar në faqen zyrtare në Facebook se më 1 korrik do të lansohet albumi i tij i tetë, i cili edhe do të titullohet “Albumi i 8”.

Gold AG pak kohë më parë publikoi bashkëpunimin me Noizyn, “Ca i bonët vetes” dhe albumi i tij i ri vjen në vazhdën e aktivitetit të madh në skenën shqiptare të hip hopit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here