Gold Ag: Pak repera janë burra!Arian Agushi, i njohur më mirë si Gold Ag, ka zbuluar arysen se pse deri më tani nuk ka bashkëpunuar me ndonjë reper.

Ai për vipstars ka thënë se deri më tani nuk ka hasur në ndonjë reper shqiptar që ia vlen të bashkëpunohet, përkatësisht ka pak repera që janë burra, transmeton Telegrafi

“Disa duete i kam, por janë të paktë ata repera që janë burra e qe ia vlen të bashkëpunosh me ta”, ka thënë ndër të tjerash Gold AG.

Gjithashtu ka pohuar se Shqiptar 3 nuk do të ketë, por këngë me tematika të tilla, sërish do të sjell në tregun muzikor./telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here