goldi1Reperi i njohur Gold AG është shumë i pëlqyer dhe i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Javë më parë ai bëri të ditur se vizitoi vendin e shenjtë Mekën, gjersa tani i është rikthyer punës, me realizimin e projekteve të reja si dhe udhëtimet jashtë shtetit për të mbajtur koncerte.

Ai vazhdon të ketë shumë ndjekës në rrjetet sociale, teksa publikon herë pas here imazhe të ndryshme nga karriera dhe jeta e tij personale.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Facebook, ku shfaqet duke i dhuruar një përqafim nënës së tij, teksa shkruan disa fjalë të veçanta për të,

goldi

“Je i vetmi person që me zë t’but i flas nanë”, shkruan Gold AG në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here