Reperi Gold Ag tash e disa muaj i është përkushtuar fesë islame. Ai tregoi se një pjesë të madhe të kohës tani po e kalon në xhami.
“Deshi Zot, dhe pak para muajit të ramazanit më drejtoi në rrugën e tij të drejtë. Për çdo gjë që kam arritur deri tash i falënderohem vetëm Allahut dhe mbështetjes se papërshkruar nga nena ime, të cilën e dua shumë.
Namazi na është bërë obligim dhe kur falem ndihem më i lumturi në botë. Shpresoj që edhe shumica e kolegeve të mi të drejtohen në këtë rrugë”, tha Gold Ag.
Derisa Gold Ag promovimin e albumit do ta bëjë më 28 nëntor, tri ditë më herët, përkatësisht më 25 nëntor do ta bëjë promovimin e video-klipit, i cili titullohet ‘Letër nga burgu’, këngë kjo që po ashtu është pjesë e këtij albumi.
“Kënga e video-klipit u kushtohet të arrestuarve të UÇK-së nga Lugina e Preshevës, të cilët po vuajnë burgimin në burgjet e Serbisë, dhe ka të bëjë me festën e flamurit 28 Nëntorin. Xhirimet e video-klipit janë bërë në Prishtinë përfund Pallatit të Rinisë, përkatësisht te pjesa e djegur dhe që duket tepër e tmerrshme. Ka dal më mirë sesa që kam menduar”, pohoi ai. /express/
gol je shum i qart veq te para uen jam nga presheva edhe uen jetoj finlande desira jem me e madhe oshte te takoj ty nje here ska muzik tonde qe se kam veq sukse nese e leexon kit me dergo imell tonde qao klm jen me i qarti
reperi ma i mir en kosov edhe krejt trevat shqiptare veq wazhdo se ska reper qe ta kalon ty suksese gjith tmirat