Janë bërë bashkë për disa koncerte dhe shëtitje, dy këngëtarët e njohur Adelina Tahiri dhe rep-këngëtari Gold Ag, i cili këto ditë ka vizituar Shkupin, ku gjatë gjithë kohës ka qenë i shoqëruar nga këngëtarja seksi, Adelina Tahiri.

Shoqëria e tyre s’dihet se prej kur ka filluar, ndërsa këto ditë kanë filluar të dalin hapur. Ata së bashku janë parë edhe në aeroplan në linjën ajrore për në Zvicër, ku kanë dhënë së bashku edhe disa koncerte atje, ndërsa nuk kanë lënë rastin të fotografohen së bashku në çdo hap ku kanë qenë.

Se kjo miqësi e dy këngëtarëve mund të jetë diçka më shumë duke kaluar edhe në intimitet, tregon fakti se pyetjes sonë nuk ka dashur t’i përgjigjet reperi Arian Agushi (Gold Ag), duke lënë të kuptohet se mes tyre po zien diçka më shumë se miqësia.

Nëse vërtetohet se mes Adelinës dhe reperit Gold Ag është krijuar një lidhje intime, kjo do të jetë lidhja e parë publike e reperit, ndërsa këngëtarja Tahiri ka lënë prapa krahëve një lidhje dashurie me futbollistin e famshëm Lorik Cana./PanoramaPlus/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here