Gold Ag bashkëpunim me Shaqir CërvadikunReperi Arian Agushi së shpejti do të sjell projektin e tij më të ri.“Shqiptar stambolli” titullohet kënga më e re e rep artistit, për videoklipin e së cilës ka udhëtuar drejt Turqisë, transmeton Telegrafi.

Mësohet se kjo këngë do të jetë në bashkëpunim me këngëtarin e muzikës popullore, Shaqir Cërvadiku.

Projekti është në fazën përfundimtare të realizimit dhe sipas Goldit do të publikohet me 20 shtator në orën 21:00.Veç kësaj kënge, reperi ka paralajmëruar edhe nëntë projekte tjera, të cilat do t’i publikoj së shpejti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here