Gazetari i njohur nga Shqipëria dhe autori i emisionit, Zonë e Lirë, Arian Çani ka thënë se është i dashuruar shumë me Prishtinën edhe pse nuk e kishte këtë ndjesi më herët.

“Kur isha famijë, mendoja se Beogradi është më i bukuri i Ballkanit, por kur e pash Prishtinën mendoj se këtu ka gjithcka. Dikur mendoja se serbet janë më të bukura, por kur i pash gocat në Prishtinë sa janë të bukura ndërrova mendje” ka thënë Çani në emisionin Zona B.

Ai ka folur edhe për shkrimin e tij tepër kontradiktor në kohën kur Kosova e pati shpallur pavarësinë më 2008. Edhe pse nuk ka kërkuar falje, ka thënë se me atë shkrim ka pasur synim të provokoj dhe se ka qenë një gjysmë e vërtet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here