Pas publikimit të fotove të nxehta të Rozana Radit me Sinan Hoxhën, numrin e kaluar të “Panorama Plus”, ja ku na shfaqet ky i fundit në një event të organizuar nga “Zhurma Show”, ku morën pjesë shumë këngëtarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, ndërkohë që u ndanë edhe disa çmime.

Gjatë festës të gjithë të pranishmit ishin kujdesur për të patur një pajme sa më të bukur meqenëse për ta ishte rezervuar edhe një tapet i kuq, duke i trajtuar ata si yje të vërtëtë.

Si gjithmonë këngëtarja shqiptare nga Mali i Zi na surprizoi edhe kësaj here me pamjen e saj, me një fizik i cili çdo vit bëhet dhe më i bukur.

Edhe kësaj here Gjystja nuk kishte kursyer asgjë për t’i dhënë kënaqësi fansave të saj. Një dekolde e bollshme që nxirrte fare mirë në pah gjoksin e saj e ku vendin e një bluze, e kishin zënë një palë sytjena të kuqe, e bënin pamjen e këngëtares shumë seksi. Por nuk është mjaftuar me kaq Gjystja, krehja që ajo kishte përdorur, ka qenë në harmoni me dëshirën e saj djallëzore për të provokuar sa më shumë me pamjen e për të rënë në sy.

Në vend të një krehjeje elegante që përdoret zakonisht në netë të tilla gala, Gjystja kishte sajuar dy brirë, duke u shndërruar në një djall të bukur.

Dhe kush i afrohet për ta shijuar edhe më nga afër pamjen e saj? Sinan Hoxha, këngëtari i muzikës popullore i cili ka dhënë jo pak shfaqje në Ulqin, aty ku Gjystja këndon sistematikisht. Ka qenë ky një moment i mirë për tu kapur nga aparatët e forografëve dhe natyrisht, për tu komentuar më pas nga ne.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here