Ajo është 35 vjeçe sot që flasim e shkruajmë për të, por falë fizikut perfekt mund t’i lejojë vetes të vishet dhe të sillet si një vajzë e re, thuajse adoleshente, sa ka edhe të bijën.

Duket se këngëtarja Gjyste Vulaj kërkon të kapë kohën e ikur tanimë, megjithëse ka hyrë në një moshë ku vështirë se ka kthim pas, përveçse me ndërhyrje kirurgjikale dhe estetike.

Këngëtarja që ka deklaruar se pavarësisht periudhës së krizës, gjatë verës nuk ka njohur kurrfarë krize (përkundrazi!), pasi club-i ku këndon në bregdetin e Ulqinit, është përherë plot, ka vizituar pak ditë më parë qytetin më romantik të botës, Parisin. Vonesa e pushimeve i dedikohet zakonisht periudhës kur personazhet VIP relaksohen, pra pasi lënë me verën angazhimet muzikore.

Me mbi 60 performanca gjatë verës, normalisht që ajo e ka luksin për të udhëtuar ngado të ketë qej, pse jo në një qytet super të shtrenjtë si Parisi, ku ndërthuret moda me kulturën, tradita me gastronominë etj. Në fotot e realizuara në Paris, këngëtarja seksi duket si një adoleshente e llastuar, madje ka pasur nga ata që kanë thënë se me siguri “ajo ka ngatërruar rrobat e veta me ato në gardërobën e së bijës”.

Albumi më i fundit i Gjystes që titullohet “A bëhesh merak”, sipas saj, është pritur shumë mirë, ndërsa shumë shpejt këngëtarja do të realizojë klipin e dytë nga ky album, në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here