Nëse e shihni agjendën e saj, ajo është pa diskutim këngëtarja më e kërkuar tash për tash dhe nuk e dimë nëse e ka ndonjë ditë pushim gjatë javës.

Por, ky nuk është lajmi, sepse jemi mësuar dhe e dimë që këngëtarja Gjyste Vulaj të ketë kaq shumë angazhime dhe kërkesa, por lajmi është ky. Më mirë e konfirmon profili i saj në facebook.

Ja se çfarë ajo shkruan: “Ia plotësova vjehrrës sime -DËSHIRËN- e madhe, me fillimin e shkurtit 2013, të jetë shëndosh, dhuratën e shumëpritur do ta marrë në duar gjyshja e vet! Ndjej një kënaqësi të pa-përshkruar!”.

Këngëtarja Gjyste Vulaj është shtatzënë dhe pret një fëmijë që urojmë të jetë djalë, ku pas shumë viteve ajo do të presë fëmijën e dytë, pas vajzës së saj Rozanës.

Dhe, s’e besoj se nuk është vetëm gjyshja e bebit e lumtur, por edhe të gjithë fansat, e të gjithë ne.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here