Sic eshte bere e ditur para disa muajsh, nga vete ajo, Gjyste Vulaj eshte ne pritje te nje femije te dyte.

Duket se emocionet e kengetares per kete femije jane aq te medha sa ajo perpos emocioneve qe mund te ndaje me te afermit e saj, i ndan edhe me fansat e saj nepermjet rrjetit social “Facebook”.

Keshtu, dje, ka postuar nje status qe cdo grua, e cila eshte bere nene e kupton se eshte shume i rendesishem “Sot ne ora 5:25 pm e ndjeva bebushinnn:))) woww, kenaqesi 🙂 )) me duket se teper heret po me gjun boksa, me kembe, a por ku ta di une…”.

Ardhja ne jete e ketij femije te dyte per kengetaren eshte shume i deshiruar, pasi ajo flet vetem per kete fakt dhe duket se ka nderprere edhe aktivitetet e saj artistike per kete arsye. Megjithese eshte shpesh ne udhetim, duket se kete e ben per shopping, duke zgjedhur gjerat me te mira per femijen e saj. “Zurich, Munchen, Stuttgart, Metzingen, Koln, Soest … cdo dit shopping”. E teksa flet shpesh per femijen qe po pret, Gjystja ende nuk ka bere me dije se e cfare gjinie do te jete femija qe ajo pret.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here