Të gjithë do bëhen kuriozë se në ç’drejtim ia kalon Afërdita Dreshaj Gjystes, sepse në muzikë jo e jo, kjo është e sigurt, të paktën edhe duke hedhur një vështrim të përciptë në koncertet e këngëtares ekstravagante (që janë përherë plot)!

Në këtë rast pra, e kemi fjalën vetëm për gjatësinë trupore. Po, po, për gjatësinë! Dihet që si një modele me përmasa shumë afër ideales, Afërdita- e fejuara e këngëtarit Shpat Kasapi; është një prej femrave që shquhet jo vetëm për bukurinë, por edhe për shtatlartësinë, rreth 1.82 cm.

Ndërkohë, Gjystja nuk ka dashur të tregojë gjatësinë në cm, por ka thënë vetëm se në skenën muzikore ia kalon Afërdita. “I kam ngjarë mamit dhe dajës, po ashtu edhe xhaxhait”, ka pohuar “mamaja seksi”, kur është pyetur nëse gjatësia e saj është biologjike.

Në fakt, Gjystja nuk shquhet më shumë për gjatësinë, sesa për format e bollshme trupore, sidomos për gjoksin, për të cilin së fundi është thënë se e ka rregulluar përmes kirurgjisë plastike…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here