Gjyste Vulaj, e cila nuk është prekur aspak nga kriza ekonomike, është një ndër artistet shqiptare më të paguara dhe rrjedhimisht më të pasure e këtë e dëshmon më së miri fakti që koncertet e saj janë përherë plot.

E pyetur se a është këngëtarja më e pasur shqiptare, Gjystja ka preferuar të përgjigjet me mjaft inteligjencë, duke thënë se ajo është e pasur shpirtërisht, ama ka pranuar të tregojë disa nga asetet e saj, transmeton gazeta Standard.

“Sa i përket gjendjes financiare, unë kam hotel, restorant dhe një shtëpi të madhe në Gjermani. Kam gjithashtu shtëpi në Tuz dhe një vilë në Ulqin, e po ashtu kam investuar edhe në patundshmëri të tjera, pra kam siguruar një të ardhme të bukur, kuptohet nëse më premton shëndeti i mirë”, – ka thënë këngëtarja ekstravagante, llogaria bankare e së cilës duhet të shoqërohet me shumë zero (0) nga pas.

Rreth një javë më parë, Gjyste Vulaj, e cila është e martuar dhe ka një vajzë adoleshente, ishte pjesëmarrëse në spektaklin “Zhurma Show Awards”, që mbahet çdo vit në Prishtinë, ku spikati për veshjen e saj tepër ekstravagante dhe për look-un e çuditshëm alla “cat-woman”, gjë që bëri që shumë të thoshin se Gjystja e kishte ngatërruar këtë ceremoni me festën e Halloween-it.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here