Ka dhuruar serish emocion dhe spektakël mbrëmja e kësaj te enjteje ne “Dancing with the stars”. Organizatoret e kane konsideruar si nata e gjysmëfinalisteve ku nuk do te kishte Danc Off dhe rrjedhimisht asnjë çift te eliminuar.

Por për konkurrentet VIP kjo ishte një surprize qe ata e morën vesh vetëm pasi kishin garuar. Por kjo nuk ka qene e vetmja risi e mbrëmjes.

Ne spektakël ka ndryshuar gjithçka qe nga mënyra e votimit e deri tek performanca ne grup. Vipat janë ndare ne dy skuadra, ku kane sfiduar njeri-tjetrin ne gjinitë e tangos dhe paso dobles.

Ne kushtet e një gare ku emocioni dhe tensioni sa vjen e rritet, publikut i jepet mundësia për t’u njohur edhe me mire me çiftet ne gare. Ndërsa çifteve u jepet mundësia te rikuperojnë gabime te vogla te cilat do te mund ti penalizojne ata ne vlerësimin përfundimtar.

Kështu piket e grumbulluara dje nga juria do tu shtohen pikëve qe do te marrin çiftet ne natën pasardhëse dhe te kombinuara këto edhe me vlerësimin e publikut gjate dy netëve do te përcaktojnë pasqyrën përfundimtare te vlerësimit. Çifti qe do te grumbulloje me pak pike ne vlerësimin përfundimtar do te jete dhe i eliminuari i radhës ne “Dancing with the stars” Albania.

1 Koment

  1. soni suksese te uroj fitora……. je e bukur ke ze te mrekullueshem …dhe kercen shume bukur… fitore fitore

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here