Gjykata ia bllokon këngën dhe llogarinë bankare Gold AGDeputetja e Kuvendit të Kosovës, Alma Lama ka konfirmuar për “Zerin”, se Gjykata ka pranuar kërkesat e saj kundër këngëtarit, Arjan Agushit.Lama ka kërkuar nga gjykata për bllokimin e këngës “Shqiptar 2”, si dhe bllokimin e llogarive bankare të këngëtarit.

Gjykata e shkallë së parë ka vendosur të pranoj dy kërkesat e mija në padinë kundër Arjan Agushit, për ta vendosur masën e sigurisë, përkatësisht bllokimin e këngës “Shqiptari 2” dhe t’ua bllokoj llogarite bankare. Tani pritet të bëhet shqyrtimi i lëndës në procesin gjyqësor”, ka thënë Lama për “Zeri.info”.

Ndryshe, Policia e Kosovës, e kishte intervistuar reperin e njohur si Gold AG për serinë e parë të kësaj kënge, në të cilën po ashtu pati nxitur urrejtje fetare e racore, për çka edhe e kishte liruar më pas.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here