Një foto e postuar nga Jennifer Lopez në vitin 2017 është bërë shkak që ylli latin të gjobitet e të detyrohet të paguajë 150 mijë dollarë.

“Splazh News” ka gjobitur artisten e njohur pasi dy vite më parë ajo ka publikuar në instastoryn e saj një foto të saj dhe të fejuarit Alex teksa ishin kapur për dore, e cila ishte shkrepur nga paparacët e portalit.

Lopez e ka shpërndarë foton në instastoryn e saj, pa përmendur të drejtat e autorit,  duke u bërë kështu e aksesueshme për t’u marrë nga të gjitha mediat e tjera.

Tani “Splash News” kërkon 150 mijë dollarë dëmshpërblim si dhe të ndalohet të përdoret foto e çiftit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here