Gjithsej 80 filma mblidhen në PekinGjithsej 80 filma të prodhuar nga studentët prej më shumë se 40 vendeve dhe rajoneve po konkurrojnë në edicionin e 8-të të Festivalit Ndërkombëtar Studentor të Filmit dhe Videos që organizohet nga Akademia e Filmit e Pekinit.

Më shumë se 700 filma ishin kandidatë për të hyrë në këtë festival, tha Zhang Huijun, kryetari i Akademisë dhe i Festivalit.

60 vepra nga studentët e huaj dhe 20 të tjera nga pjesa kontinentale e Kinës, Hong-Kongu, Makaoja dhe Tajvani janë konfirmuar si pjesëmarrësit përfundimtarë.

8 filma me metrazh të shkurtër nga Izraeli, Australia, Belgjika, Brazili, Kina, Franca, Republika e Çekisë dhe Bullgaria u shfaqën të dielën në ceremoninë e hapjes, duke përfshirë filma artistikë, dokumentare dhe vizatimorë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here