Argjira Kajtazi, e njohur si Gjira, që nga paraqitja  e saj e parë është veçuar me paraqitjen e saj autentike dhe origjinale.

Më kënget e saj “Dite e re, nafakë e re”, “Çka po don me t’knu zemër”, e se fundmi me ”Muzikë – demostrata”, Gjira po shkëlqen në skenen muzikore shqiptare me stilin e saj ndryshe.

E pikërisht për faktin se ajo është pranuar mire nga publiku, duke qenë vetja, Gjira është falënderuese.

“Faleminderit për përkrahjen dhe respektin. Faleminderit që më keni pranu si ajo Gjira që jam, pa e ndryshuar veten për askënd”, ka shënuar këngëtarja në Facebook, duke u shprehur fansave mirënjohjen e saj.

Përkundër faktit se Gjira në tekstet e saj sulmon këngëtaret e estradës, ajo ka disa të preferuara. Argjentina Ramosaj dhe Linda Halimi, janë dy këngëtarët që janë shfaqur së fundmi në shoqërinë e Gjirës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here