Këngëtarja Gjira Kajtazi arriti të thyejë rekorde me këngën “Çka po don me t`knu zemër” në Youtube me 100.000 klikime brenda tre ditësh, që tregon qartë se adhuruesit e saj janë duke e çmuar me këtë rast prirjen e saj si kantautore dhe pjesëmarrëse në krijimin e rrëfimit regjisorial të videoklipeve.

Në intervistat që Gjira pati në media të ndryshme në Kosovë me rastin e promovimit të videoklipit të këngës “Çka po don me t´knu zemër”, ndër të tjera shpalosi se në projektet e ardhshme krijuese që ka përpara është në kooperim me disa producentë evropianë, që kanë ofertuar pas këtij ‘boomi’ të Gjirës.

Njëra prej tyre është “First Love Music”, e cila aktualisht është duke bërë punë edhe për disa projekte muzikore të Ardian Bujupit, njërit nga pjesëmarrësit e suksesshëm të emisionit “Deutschland Sucht Den Superstar”.

“Menaxhmenti i Gjirës tashmë është në rrumbullakim të bisedimeve konkrete për të lidhur kontratën rreth finalizimit të disa projekteve muzikore për vitin 2012”, shkruan në komunikatën e menaxhmentit.

Gjira është ndër të pakta këngëtare shqiptare që arriti rrufeshëm të afirmohet në hapësirën gjithëshqiptare në saje të stilit e paraqitjes së saj tejet të natyrshme. Në këtë kontekst rreth debateve të shumta që ka zgjuar kënga ajo theksoi:

“Nuk ishte qëllimi im ta fyej dikë, por të nxis dhe të shtroj, pse jo edhe përmes këngës, disa çështje rreth disa fenomeneve manipuluese që po shfaqen në skenën tonë muzikore, që kësisoj të mos manipulohen edhe brezi i ri, madje edhe fëmijët, të cilëve u ofrohet një realitet absurd që edhe operacionet plastike për qëllime estetike të afirmohen si gjë normale!?….Se çfarë lloj muzike dëgjoni në fund vendosni ju, por çdo këngë duhet ta ketë një mesazh më artistik, të këtë vlera edhe muzikore edhe përmbajtësore e të mos shërbejë vetëm si formë ku disa këngëtare imponojnë pamjen e tyre thuaja të lakuriqësuar me qëllim manipulues medial e komercial!”, përfundoi Gjira.

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here