Nuk harrohet kollaj performanca e tij ne edicionin e trete te “Big Brother Albania”. Edhe pse qendrimi, ne shtepine me te vezhguar ne Shqiperi, nuk zgjati shume, sjelljet, loja dhe “strategjite” e tij mbeten ne kujtese.

Ende pa mbushur te 30-at, duket se ka per te thene shume. Per te arritur deri ketu, ka bere pune te ndryshme. Puna si perkthyes italishteje ne forcat e KFOR-it, ne Prishtine, i hapi rrugen per te jetuar ne nje nga vendet nordike dhe per te krijuar familjen me Elisabeten. “Deshira” per te marre pjese ne “Big Brother” e riktheu ne vendlindjen e tij dhe i perforcoi idene per te ndertuar ne Shqiperi nje biznes te vetin.

Per te familja  eshte e para, por prinderit nuk e njohin me, qe kur ka emigruar. Ndryshimet ne mentalitet i kane zvogeluar shansin per te komunikuar me ta, dhe ne te gjithe kete situate “nena” eshte aleatja me e mire.

Nje katolik praktikant, me nje bukuri “te diskutueshme” ai refuzon   te provoje disfatat me femrat. Ndoshta kjo gje i shtyn deshiren per te qene flirtues, jo vetem me me te bukurat. Pasioni per muziken latine dhe kercimin latin, e ndihmon t`i “joshi” femrat. Nuk eshte mesuar te bej “pakt” me njerezit inaktiv, edhe pse thote qe pershtatet me cfaredolloj ambienti. Kaq pak gje duhet qe ai te shfaqet “dinak dhe egocentrik”.

Kush tha se “shkolles” i iken mosha, Gjimi vazhdon ekonomikun “part-time”, per te fituar para dhe per te drejtuar biznes. Ishte e shkruar qe nga “Big Brother” qe te mos fitonte, edhe pse do te pranonte cdo lloj kompromisi per ta fituar ate. Por ai do ta shfrytezoje edhe ne vijim “reality show-n” per te mbetur ne memorie “si Gjimi i Big Brother 3”./tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here