“Si me def” titullohet hiti më i ri nga Gjiko që sapo është lansuar në YouTube.
Reperi pejan ka zgjedhur produksionin RedBox Entertainment për të realizuar këngën e tij të re, që pritet të jetë një hit vere.
Kënga shoqërohet nga një videoklip shumë profesional, i realizuar nga produksioni Imagine Films, transmeton Telegrafi.
Videon mund ta ndiqni më poshtë, dhe vjen premierë në Telegrafi vetëm pak minuta pas lansimit në YouTube.