gjiko-i-k-euml-ndon-ldquo-tr-euml-ndelin-euml-s-rdquo-flet-p-euml-r-t-euml-ardhmen_hdReperi shumë i talentuar shqiptar, Gjiko, ka kompletuar mixtape të tij me këngën “Trëndelinë”.

Reperi i ri nga Peja e publikon këngën “Trëndelinë” në përmbyllje të mixtape të tij “667”, ku përfshihen disa këngë që adhuruesit e hip hopit tashmë i kanë dëgjuar.

Një prej krijuesve të hitit “Psikopat” ka zbuluar për Telegrafin ekskluzivisht projektin e radhës, për të cilin kemi raportuar kohë më parë.

“Kënga është punuar në RedBox entertainment, është përfundimi i mixtape. I falënderoj të gjithë përkrahësit e mi për mbështetjen. Por, unë nuk e kam në plan të ndalem”.

“Shumë shpejt do të publikohet kënga në bashkëpunim me Elinel dhe Nuke”, theksoi Gjiko për Telegrafin.

Ai zbuloi se është duke punuar në albumin e ri, datën e lansimit të së cilit nuk e zbuloi, por se beson se do të sjellë një frymë të re në skenën e hip hopit shqiptar.

Telegrafi ka mësuar se Gjiko dhe reperi ikonik që e la muzikën kohë më parë, Ledri, kanë qëndruar shpesh së bashku kohëve të fundit.

Gjiko as nuk e mohoi, e as nuk e pohoi faktin se Ledri mund të jetë një prej bashkpuntorëve të tij të radhës.

“Ledrin e kam shok të mirë, rrijmë ndonjëherë, kjo është e tëra”, përfundoi ai.

Gjiko është një prej reperëve më të talentuar në vendin tonë. Si një lyricist fantastik, Gjiko posedon aftësi me të cilat një ditë mund edhe ta pushtojë skenën e hip hopit, e cila vazhdimisht është duke ndryshuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here