Këngëtari kosovar, i cili ka edhe nënshtetësinë gjermane, këto ditë është përballur me autoritetet tatimore të atij vendi. Pikërisht për shkak të mospagimit të tatimit, organet atje kanë konstatuar se ai merret me veprimtari e cila sjell të ardhura të shumta, ndërsa në anën tjetër nuk është pagues i tatimit si shtetas gjerman.

Atje Meda disponon një sasi të konsiderueshme të pasurisë, vila, shtëpi e hotele, si dhe pasuri të tjera të patundshme. Për këtë shkak, organet tatimore kanë vendosur t’i konfiskojnë të gjithë pasurinë e tij për të paguar borxhin (tatimin) ndaj shtetit.

Këto lajme i bën të ditura emisioni ‘’Prive’’ në Klan Kosova. Meda njihet si një nga këngëtarët e muzikës tallava, që axhendën e ka të stërngarkuar me koncerte e mbrëmje muzikore në shumë vende.

Pasi në Kosovë shumica e këngëtarëve nuk paguajnë tatime, disa prej tyre theksojnë se kanë nënshtetësi të dyfishtë dhe nuk duhet paguar tatim në Kosovë, por si duket shumë prej tyre mund ta pësojnë si Meda, të cilit organet kompetente në ato vende i konfiskuam pasurinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here