Rovena Stefa u pa këtë herë në një festival shqiptar, i cili nuk ka edhe shumë emër dhe zhvillohet në Maqedoni, në “Nota Fest 2010”, por na bëri përshtypje se si ishte veshur ajo, pak më ndryshe, pasi do ta këndonte këngën “Gjenerali”.

Ajo ishte veshur si gjeneral, por me brekë, megjithëse rëndësi ka që me apo pa pantallona, është pritur mirë.

Pavarësisht faktit se në këtë festival nuk kishte ndonjë konkurrencë të fortë apo të kategorisë së saj, Rovena i fitoi dy çmime, atë të “Best R&B” dhe TV “MTV”./Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here