Para disa muajve është vjedhur vetura e tipit Golf 5 e këngëtares Gresa Behluli dhe tani vjedhësi është kapur nga policia e Kosovës.

Sipas Gresës vjedhësi i veturës është gjetur tani e një muaj, por policia nuk e ka zbuluar identitetin e tij dhe ai po vazhdon të qëndrojë në paraburgim.

“Ka një muaj që policia e Kosovës ka kapur vjedhësin e veturës sime që u zhduk para disa muajve para banesës sime. Identiteti i tij ende nuk më është konfirmuar nga policia për shkak të rrjedhojave procedurale të ngadalshme që po shkojnë si pasojë e problemeve në veri të Mitrovicës”, ka thënë ajo për “Zërin”.

Sipas Gresës vjedhësi bën pjesë në rrjetin e një bande të organizuar, të cilët kanë vjedhur shumë vetura dhe në mesin e tyre edhe Golfin 5 të saj. “Policia nëpërmjet vjedhësit ka kuptuar se ai bën pjesë në një rrjet bandash kriminale dhe sapo të zbulojë të tërat do ta bëjë identifikimit e personit. Kam shumë besim në policinë tonë dhe besoj që do të bëjnë të pamundurën për të ma gjetur veturën time”, përfundon ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here