Aktori i filmit “Terminator 3”, Nick Stahl, i cili ishte i zhdukur për më shumë se një javë është paraqitur në rehabilitim, tha për mediat ish-gruaja e tij Rose Murphy, raportojnë mediat botërore.

Murphy për faqen e internetit “E!’ Online” ka thënë se aktori, i cili ka një histori të gjatë të përdorimit të drogës, “me të vërtetë është duke punuar shumë në mënyrë që pastrohet”.

Zhdukja e këtij aktori 32-vjeçar ishte raportuar në polici në fillim të këtij muaji. Ai gjatë fundjavës së kaluar u dërgoi një e-mail miqve dhe familjes, me anë të të cilit i njoftonte se është duke aplikuar për rehabilitim, raporton ueb-faqja e cila përcjell të famshmit, “TMZ”.

Stahl njihet më së shumti për rolet e tij në filmin “Sin City” dhe si John Conner në “Terminator 3”’. Ai nga martesa me Murphyn ka një vajzë nga viti 2009, por çifti kohët e fundit përfundoi marrëdhënien e tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here