gjebrea-sara-ccedil-i-mundi-t-euml-pamundur-euml-n_hd (1)Kompozitori i njohur nga Shqipëria, Shpëtim Saraçi, ka tejkaluar momentet e vështira dhe duket se i është rikthyer punës.

Këtë e ka konfirmuar miku i tij, Ardit Gjebrea, duke publikuar një fotografi të përbashkët me të.

Këtë e ka konfirmuar miku i tij, Ardit Gjebrea, duke publikuar një fotografi të përbashkët me të.

“Një emocion i paparë sot, në shtëpinë e Shpetim Saraçit, i sapo kthyer nga Gjermania. Kishte rikuperuar shkëlqyeshëm, kishte mundur të pamundurën. Edhe pse i duhen dhe ca kohë të jetë totalisht në formë, ai nuk dorëzohet”.

“Momenti më i bukur ishte kur u ul në pianon e tij. Është vërtet artist i rrallë! Mirë se u ktheve mik i dashur i të gjithëve!”, shkruan Gjebrea krahas fotografisë të publikuar në faqen e tij në Facebook.

Afro dy muaj më parë, Saraçi u dërgua në Gjermani, pasi pësoi një iskemi në tru.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here