Klipi i këngës “Gjaku im” i këngëtares Elvana Gjata, i cili ishte përfolur edhe më herët, pritet të lansohet më 14 shkurt.

Thuhet se ky klip është punuar me një përkushtim të veçantë. Për realizimin e tij Elvana ka pasur në dispozicion një staf prej më shumë se 30 personash. Ndërkohë që videoja do të jetë një përzierje efektesh, gjë e cila ka marrë një kohë mjaft të gjatë.

Veshjet janë një element tjetër interesant surprizë për publikun. Klipi pritet të dalë në 14 shkurt, si një dhuratë për të gjithë fansat e këngëtares në këtë festë dashurie.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here