Gisele Bundchen shet librin akoma pa dalë në tregLibri autobiografik i ish – modeles braziliane Gisele Bundchen është shitur ende pa dalë në treg.

1000 kopjet e botuara, secila prej 700 dollarësh dhe të firmosura nga 35 – vjeçarja kanë arritur të blihen nga të interesuarit përpara datës zyrtare të daljes në treg.

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, ish – modelja ka thënë se u ndihet mirënjohëse të gjithë atyre që kanë blerë librin e saj.

Faleminderit të gjithëve për suportin. Nuk mund ta besoj që libri është shitur përpara kohe. Kjo më lumturon tej mase, sepse 100% e fitimeve do të shkojnë për bamirësi, shkruan Gisele.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here