Gisele Bundchen keqpërdor mbulesën islame Supermodelja Gisele Bundchen është mbuluar me shami për të shmangur paparacët në Paris.

Ajo është akuzuar se ka keqpërdorur një nga simbolet kryesore të islamit, shaminë, në përpjekje të dështuar për t’iu ikur paparacëve, ndërsa po hynte në një klinikë operacionesh plastike në kryeqytetin francez, transmeton Telegrafi.

Edhe pse shamia e zezë e mbulonte krejtësisht supermodelen, paparacët e kuptuan që pas saj fshihej Gisele nga shoferi i saj, i cili prej pesë vitesh e shoqëron ngado.

Thuhet se Bundchen i bëri dhuratë vetes për 35-vjetorin e lindjes, një ndërhyrje në gjoks dhe përreth syve, zona në të cilat lëkura është varur pas dy shtatzënive.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here