Gisele Bundchen heq dorë nga pasarelatModelja braziliane Gisele Bundchen 34 vjeç, ka hequr dorë nga pasarelat gjatë javës së modës në San Paolo. “Është trupi im që më thotë që të ndalem”, konfirmoi për gazetën braziliane ‘Folha de Sao Paulo”.

Sipas revistës ‘Forbes’, Gisele është modelja më e pasur në botë.

Pjesa më e madhe e fitimeve vjen nga bashkëpunimet me markat e nivelit botëror, si Victoria’s Secret, Chanel,Vogue, Yves Saint Laurent, Dolce & Gabbana, Dior, e shumë të tjera. Modelja bukuroshe për 20 vjet ka sfiluar në pasarelat më të famshme të botës. Ajo thotë se po heq dorë nga karriera e saj për të qenë sa më pranë familjes, bashkëshortit dhe dy djemve Benjamin e Vivian.

Pavarësisht kësaj ajo thotë se do të vazhdojë që të ushtrojë profesionin e modeles për setet fotografike dhe publicitetin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here