Gisele Bundchen sot është njëra ndër femrat më të pasura në botë. Revista ‘Forbes’ e ka renditur në vendin e katërt në listën e femrave më të pasura për këtë vit në botën e shoubiznesit.

Mirëpo, Gisele e bukur jo gjithmonë ka qenë e rrethuar me pasuri. Përkundrazi, ajo dhe pesë motrat e saj janë rritur në varfëri të skajshme.

Supermodelja braziliane thotë se në shtëpinë e tyre dydhomëshe, ka qenë ‘mjaft ngushtë’ dhe për të kursyer, ajo dhe motrat e saj, është dashur të bëjnë dush së bashku.

Gisele ka thënë se me familjen e saj është tejet e afërt dhe e pëlqen që me ata të kalojë pushimet dhe festat, natyrisht në shoqëri edhe të burrit të saj Tom Brady dhe djalit Benjamin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here