Gili pritet që pak para Vitit të Ri të vijë me klipin “Zemër”, këngë kjo që është punuar nga burri i saj Ilir Berani. Kënga “Zemër” është pjesë e albumit të fundit të Gilit, “Fol për mua”.

“Përpos kësaj nuk ka ndonjë befasi të madhe në karrierën e Gilit, por befasi të këndshme do të ketë pas Vitit të Ri, kur Gili do të punojë edhe për albumin e saj”, ka thënë burri i Gilit, Ilir Berani.

Ndërkaq, në lidhje për ndonjë bashkëpunim apo ndonjë duet të radhës, Berani ka thënë se ende nuk ka diçka konkrete. “Nuk besoj që do të ketë ndonjë këngë të këtillë, por nëse do të ketë, pse jo”, tha ai për mediat.

Menaxheri dhe kompozitori i Gilit, Ilir Berani thotë se ata do të mbushen energji për vitin 2011, kur sigurisht që pritet një këngë e re e këngëtares së njohur kosovare.

5 KOMENTET

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here