Gili thotë se ajo do të vazhdojë të krijojë të njëjtin stil muzike dhe të ruajë të njëjtin stil të pamjes.

Këngëtarja kosovare i ka bërë këto komente gjatë një interviste për të përditshmen Zëri, ku është pyetur nëse ka menduar ndonjëherë të eksperimentojë edhe me ndonjë stil tjetër.

“Nuk preferoj të eksperimentoj me stilin e këngës e po ashtu edhe me look-un. Vazhdoj ta ruaj paraqitjen time ashtu sikurse kam qenë gjithnjë duke u munduar që për adhuruesit të jem po e njëjta Gili”.

“Nuk më pëlqen të bëjë ndryshime në paraqitje, sepse edhe vet këngëtari besoj se vlerësohet për nga paraqitja dhe dukja. Andaj edhe adhuruesit e mi janë mësuar të më shohin në këtë mënyrë ashtu siç kam qenë gjithnjë, ashtu vazhdoj ta ruaj edhe më tej këtë temp”, ka thënë Gili për Zëri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here