Këngëtarja kosovare Gili, e cila është duke konkurruar në Top Fest 8 së bashku me këngëtarin Enis Potoku është duke u përgatitur për natën finale. E duke qenë që kënga e tyre “Badihava” është renditur në mesin e më të pëlqyerave të këtij festivali, Gili dhe Enisi ndihen me fat që do të jenë pjesë e natës finale.

“Tashmë jam bërë gati për natën finale të Top Fest 8. Po presim të vijë edhe Enisi nga Zvicra dhe të shtunën në mëngjes nisemi drejt Tiranës ku do të na presin provat dhe shpresoj që do të jetë një skenografi e mrekullueshme”, ka pohuar Gili për InfoPress teksa bëri të ditur se interpretimi ‘live’ është një shans i mirë për pjesëmarrësit atje.

“Tani për tani mendoj që Top Fest është i vetmi festival që ia vlen të marrësh pjesë sepse interpretimi është i drejtpërdrejtë, gjë që neve na ka munguar në Kosovë. Por e mira është se kënga është renditur në mesin e baladave më të bukura të festivalit”, theksoi ajo pa i dhënë shumë rëndësi faktit nëse do të fitojë çmim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here