Gili poston fotografi bashkë me Shkurten dhe Shyhreten

Ka kohë që raportohet nëpër media se relacioni ndërmjet dy këngëtareve të njohura të muzikës popullore Shkurte Fejzës dhe Shyrete Behlulit, nuk është siç ka qenë më parë. Ndonëse bashkë e nisën karrierën e pothuajse në çdo paraqitje ishin pranë njëra tjetrës, sot ato vazhdojnë karrierën ndaras.

Kurse kolegia e tyre Gili, si duket ka ndjerë nostalgji për kohët e mëhershme, ajo në Facebook ka postuar një fotografi bashkë me Shkurten dhe Shyhreten “Një kujtim nga viti 1996 me Shyhrete Behlulin e Shkurte Fejzën”, ka shkruar ajo.

Nuk mund ta mohojmë se ndryshimi që kanë pësuar këngëtaret nuk është i vogël, kjo më së miri mund të kuptohet nga fotografia.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here