Gigi Hadid në “Victoria Secret Fashion Show”Një ëndërr që bëhet realitet për Gigi Hadid. 20-vjeçarja njoftoi të enjten se do të jetë në pasarelë muajin e ardhshëm në “Victoria Secret Fashion Show”.

Kompania e të brendshmeve të femrave gjithashtu konfirmoi lajmin duke publikuar edhe një video në Instagram, në momentin kur Hadid merr ftesën.

Pasi bën një ecje të shkurtër në pasarelën e improvizuar, drejtuesi i jurisë i thotë asaj: “Çfarë do të bësh më 9 dhe 10 nëntor?.

“Nuk e di”, përgjigjet Gigi. “Pse nuk vjen të na bashkohesh?, e pyet përsëri burri. “Vërtetë”, përgjigjet Gigi, që bie në gjunjë nga gëzimi.

“Victoria Secret” në video shtoi edhe përshkrimin: “Ne i pëlqejmë surprizat… dhe sapo i bëmë një të madhe Gigi Hadid në audicionin e sotëm. Shihemi në pasarelë, Gigi!”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here