Pas shumë thashethemeve e të vërtetave të dala në shesh rreth kampionit të golfit, Tiger Woods, si një Don-Zhuan “i tmerrshëm” që ka shkuar me shumë femra, duket se shumë njerëz e kanë lënë vetëm.

Pak nga reputacioni i keq që po i krijojnë historitë e tij me femra (edhe VIP këto të fundit) e pak nga fakti që mediat i hiperbolizojnë pak gjërat, duket se nuk po i rrijnë shumë afër VIP-at e tjerë, që të mos bien edhe ata në vorbullën e thashethemeve.

Por, ai që po i qëndron pranë në këto ditë të vështira Tiger-it, është aktori Mel Gibson.

Bëhu burrë!, i thotë Gibson mikut të tij, duke theksuar se nuk ka njeri pa gabime dhe se vetë Mel ka bërë shumë për të treguar mbi martesën e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here