Gianluigi Buffon pritet të bëhet sërish babaPortieri i Juventusit dhe i kombëtares së Italisë, Gianluigi Buffon, po përjeton një martesë të dytë të lumtur.

Pas shkurorëzimit me modelen çeke, Sederova, veterani bardhezi është hedhur në krahët e bukuroshes Ilaria D’Amico.

Kjo e fundit ka qenë e pranishme në një event mode, jo nën shoqërinë e Buffonit, por ajo që ka rënë më shumë në sy, çka e tregojnë edhe fotot, çifti duket se është në pritje të një fëmije.

Me një fustan të lëshuar, ku pjesa e barkut dukej qartë e ngritur, pyetja që shtrohet tashmë nga mediat italiane është Gigi, “lejleku” po vjen?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here