Ghetto-GeasyLideri i një prej labelave më aktivë të skenës muzikore, ka më shumë se dy vjet që nuk ka lansuar ndonjë këngë me ndonjë nga këngëtaret shqiptare të njohura.

“Tirana Lifestyle”, është projekti i fundit muzikor ku Ghetto Geasyn e fansat e kanë parë të bashkëpunojë me një këngëtare.

Arsyeja se pse Geasy është larguar nga bashkëpunimet me këngëtaret e skenës, duket të jetë e dashura e tij, bukuroshja Marina Vjollca e cila thuhet se tashmë e përcjell atë në çdo hap të karrierës.

Nga mediat ai në vazhdimësi është spekuluar të jetë në lidhje me ato këngëtare që solli bashkëpunime.

Disa dolën të jenë të vërteta, por shumë prej tyre mbetën thashetheme.

Reperi nga Prishtina i cili jeton në Tiranë, llogaritet të jetë “njëshi” për sa u përket bashkëpunimeve me top-këngëtaret shqiptare.

Ghetto Geasy realizoi këngë së bashku me yjet e muzikës kombëtare: Nora Istrefin, Elvana Gjatën, Soni Malaj, Fatime Kosumi, Genta Ismajlin, Tunën, Çiljetën dhe Luana Vjollcën.

Udhëheqësi i “BS”, këtë vit shënon dekadën e dytë të karrierës së tij muzikore, ndërkohë pas lidhjes me bukuroshen e ekranit shqiptar, Marinën, mbetet të shihet nëse Geti, pas bashkëpunimeve që i pati më djemtë e labelit të tij, do të realizojë këngë së shpejti me ndonjë këngëtare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here