Shtatë muajt e lidhjes së dashurisë së reperit Getoar Selimi me bukuroshen Florenta Islami kanë mbaruar!

Ishte fundi i muajit gusht 2011, kur u raportua se në një cermoni shumë luksoze me shumë të ftuar, në mesin e tyre më shumë miq të reperit dhe familjarë të tij, ishte bërë ceremonia e fejesës së Getoarit me Florentën, ku organizatore e festës kishte qenë pikërisht e ëma e Getit.

Ashtu siç raportuan mediat për fejesën, këtë radhë programe të ndryshme televizive, bazuar në disa statuse që e fejuara e Getit, Florenta, kishte lënë në Twitter, tregojnë se në lidhjen e çiftit po përjetohet një krizë. Krizë e cila ka rezultuar me ndarje, pasi në profilin e saj ka larguar të gjitha fotot që ka pasur me Getin, ndërsa njësoj ka vepruar edhe reperi në profilin e tij në facebook. Arsyet për këtë krizë dhe ndarje nuk dihen, por ishte përfolur edhe gjatë fejesës se Geti nuk kishte ftuar asnjë kolege të tij këngëtare në festë, pasi shumicën prej tyre i kishte pasur të dashura, prandaj Florenta ia kishte ndaluar ftesat në adresë të tyre, kurse si arsye tjetër që mund të merret në konsideratë, janë dhe provokimet e shumta që femra të ndryshme dhe fanse i bëjnë Getit gjatë koncerteve, siç janë rastet kur ata fotografohen me reperin.

Mediat televizive në Kosovë kanë rrëfyer se, bazuar në statuset e Florentës në të cilat shkruan se ‘’Dëshiron të kthehet në Florentën e vjetër’’, ‘’S’ka më kthim baby’’ e shumë fjali të ngjashme me këto, të bëjnë të mendojnë se mes saj dhe Getit lidhja ka përfunduar. Ne kontaktuam me një mike të Florentës, e cila insistonte që ata të dy janë bashkë, ndërsa deklarata publike nga çifti ende nuk ka.  PanoramaPlus

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here