Getoar Selimi së shpejti sjell “VS”, këngë dedikuar Valdrin SahititReperi shqiptar, Getoar Selimi, do të publikojë shumë shpejt videoklipin e tij të ri, në nderë dhe respekt të Valdrin Sahitit.

Telegrafi mëson se Geti shumë shpejt do të lansojë projektin e ri, i cili kishte rrjedhur kohë më parë në një verzion jo të mirë.“VS” titullohet projekti i ri i Getoar Selimit dhe është një tekst dedikuar kreatorit Valdrin Sahiti.

Pos që Geti pritet t’i bëjë reklamë brendit VS nga Valdrin Sahiti, ai këtë jo vetëm po e bën për shkak të miqësisë, por edhe të lidhjeve familjare sepse kreatori është djalë i tezes së tij dhe kështu është edhe menaxheri i tij, Dekori.

Ky projekt i cili ishte paraparë të lansohej me një videoklip me disa këngëtare dhe modele por që nuk u realizua kurrë, pritet të marrë formë tjetër së shpejti dhe është pasues për Getoar Selimin, pas suksesit me “S’jena Mo” në bashkëpunim me Majk.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here