Getoar SelimiDuke qenë se është shumë i dhënë pas blerjes së teshave, anëtari i grupit “Tingulli 3nt”, Getoar Selimi, thotë se po të mos kishte qenë këngëtar, do të ishte dizajner.

“Nëse nuk do të isha këngëtar, gjithsesi do të isha dizajner. Një kohë pata filluar studimet për dizajn, por e kam lënë. Kam një vetëbesim shumë të madh sa i përket punës që lidhet me dizajnin.

E dua këtë punë dhe zakonisht merrem me përzgjedhjen e teshave që vesh.

Gjithsesi, nuk përtoj të marr këshilla nga njerëzit që mendoj se dinë dhe që janë pozitiv në këtë drejtim”, ka thënë Geti për “Infopress”.

Po ashtu, Geti ka njoftuar se “Tingulli 3nt” ka filluar punën për albumin e radhës, i cili pritet të jetë i gatshëm në verën që vjen.

Ndërsa si gjithmonë, albumi i tyre do të jetë përplot befasi, ku do të jenë të përfshirë talentë të rinj dhe bashkëpunime të shumta. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here