Geti‘Pleqt e mi’ i ka quajtur Getoar Selimi miqt e tij të vjetër me të cilët është takuar sot.

Krahas angazhimeve të shumta që kanë veç e veç për tu marrë shembull është fakti se ata asnjëherë nuk e harrojnë njëri-tjetrin, shkruan lajmi.net

Përkrah fotos së publikuar së fundmi në sy bien më së shumti Geti dhe Trakla të cilët vite më parë kishin bashkuar forcat për t’ua hapur dyert edhe të rinjëve të tjerë që kishin talent në këtë fushë ndonëse ishin të parët që i dhanë jetë repit.

Vlen të ju kujtojmë se në vitin 2005 u themelua Baba Records, në të cilën u punuan hitet dhe albumet që vulosën suksesin e repit shqiptar.

Ishte pikërisht Trakla ai i cili me përkushtim punoi albumin e parë të Ledri Vulës dhe Skivit dikur dy në një në grupin Skillz, gjithashtu e punoi albumin e Kaos e shumë hite të tjera që edhe sot e kësaj dite dëgjohen me shumë kënaqësi.

Dardan Belegu (Trakla) ndonëse nuk po merret më me muzikë, Babarecords i dikurshem sot Babastars nuk po i harrojnë kontributet e mëdha të tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here